Te fundit

10-VJEÇARI BEN APEL PËR NDIHMË

Historia e këtij dhjetë vjeçari është e dhimbshme. Në dhjetor të vitit të kluar, prindërit e 10-vjeçarit Fatri Veseli nga fshati Qetush i Peshkopisë, konstatuan në trupin e tij një gjëndërr dhe menjëherë e kanë dërguar në spitalin e Peshkopisë. Mjekët e këtij spitali i kanë rekomanduar me dokument vizitë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Babai i 10-vjeçarit Afrim Veseli thotë se mjekët e spitalit të Tiranës i kanë dhënë mjekim i cili kushton 800 mijë lekë të vjetra në muaj. Gjithashtu ai duhet të qëndroj në spital 8 ditë çdo muaj, ndërsa babai fle në lulishten e spitalit. Afrim Veseli thotë se ka lajmëruar edhe ministrinë e shëndetësisë por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Për eleminimin e sëmundjes së djalit, Afrimi thotë se i duhet të udhëtojë për në Xhenoa të Italisë, për një ndërhyrje kirurgjikale e cila kushton 10 mijë euro.
Nëna e 10-vjeçarit, Marime Veseli thotë se nuk janë në gjendje ekonomike për të përballuar shpenzimet e operacionit në itali. Ata marrin vetëm 2 mijë lekë të reja në muaj ndihmë ekonomike. Të gjendur në kushte të tilla, ata i bëjnë apel shtetit por dhe atyre personave që kanë mundësi ekonomike, t’i ndihmojnë në mënyrë që djali të shërohet plotësisht dhe të jetë si gjithë të tjerët.