Te fundit

13 pjetarë të familjeve Osmani në Çerenec rrezikojnë t’i zënë brenda banesat e dëmtuara

Shtepia Cerenec

  Kjo është banesa e Avdi Osmanit në fshatin Çerenec të njësisë Administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës. Banesa e tij prej tre vitesh është në rrezik shembjeje. Kjo jo për shkak të ndonjë tërmeti, por si pasojë e ndërtimit të një kanali vaditës që përdoret nga fshati Gjoricë. Avdiu na tregon se që me ndërtimin e këtij kanali i cili kalon pak metra larg banesës së tij, ka nisur lëvizja e tokës e për pasojë banesa është çarë nga të gjitha anët. Qëndrimi në ambjentet e brendshme të kësaj banese është vërtetë i frikshëm pasi muret janë çarë kudo, dyshemeja po ashtu e tavani duket sikur të bje në kokë. Nisur nga këto probleme, Avdiu ka marrë iniciativën e ndërtimit të një banese të re, por sapo ka përfunduar ndërtimin e mureve, e njëjta gje ndodhi me të. Zhvendosja mbi kanal të banesës së re, nuk e ka shpëtuar tokën nga shembja e vazhdueshme që vjen si pasojë e ujërave që rrjedhin nga kanali. Avdi Osmani thotë se specialistët e emergjencave civile në Bashkinë Bulqizë kanë kërkuar që të mos banohet në banesë pasi është e rrezikshme. Por vetë Avdiu thotë se ska fuqi ekonomike të lëvizë diku tjetër, pasi gjithçjka e kla harxhuar me ndërtimin e banesës së re e cila edhe ajo është e rrënuar.  Të njëjtin fat ka patur edhe banesa e Izet Osmanit, vëllait të Avdiut. Edhe ajo e cila ndodhet shumë pranë banesës së Avdiut, ka pësuar çarje të mëdha dhe është e pabanueshme. Të dyja familjet përbëjnë 13 pjestarë të cilët prej tre vitesh jetojnë nën rrezik në këto banesa të dëmtuara.