Te fundit

1500 BANORË TË MELANIT ME RRUGË TË DËMTUAR

Melan rruga

Rreth 1500 banorë të fshatrave Rabdisht, Bellovë, Zagrad dhe Cerjan  në njësinë administrative Melan në Bashkinë e Dibrës përballen çdo ditë me gjendjen e rënduar të rrugës së tyre, që i lidh me qytetin e Peshkopisë. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e këtyre fshatrave thonë se në rrugë nuk investohet prej afro 5 vitesh. Ata shprehen se dikur kur njësia ishte komunë më vete, rruga mirëmbahej shumë mirë dhe ishte paproblem e kalueshme, ndërsa me bashkinë e madhe askush nuk është interesuar për të që nga viti 2015. Në shumë vende rruga është e kalueshme vetëm për makinat e larta si fuoristradat dhe mjetet e transportit të pasagjerëve. Në fushata elektorale sipas banorëve iu është premtuar ndërhyrje dhe hidhet ndonjë makinë zhavor, ndërsa më pas askush nuk kujtohet më për ta:  Banorët papralajmërojnë se nuk do të lejojnë asnjë kandidat për kryetar bashkie që tju kërkojë votën, pa rregulluar më parë rrugën.