Te fundit

2 pallate në Bulqizë te demtuara nga termeti  60 familje  në rrezik

Një tjetër pallat në Bulqizë në të cilin jetojnë 15 familje është në rrezik pas dëmtimit që ka pësuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Pallati në fjalë është afër atij që ka 45 familje dhe për të cilin është dhënë alarmi nga banorët. Banorët e këtij pallati thonë se kanë frikë të jetojnë në të dhe se kërkojnë që të bëhet eksopertizë nga inxhinierët përkatës. Disa nga familjet në këto pallate i kanë braktisur banesat e tyre duke marrë me vete edhe orenditë shtëpijake Për të parë situatën nga afër, ishte vetë Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla. Ai tha se janë kontaktuar inxhinier të institutit të ndërtimit në Tiranë për të ardhur në një ekspertizë më të detajuar dhe për të thënë fjalën e fundit nëse këto dy pallate janë të banueshme apo jo Pallatet që jetojnë në to 60 familje kanë çarje të konstruktit nga të gjitha anët. Ndërkohë që familjet që janë larguar nga këto pallate nuk mund të jetojnë nën çadër për shkak të temperaturave shumë të ulta, por është kërkuar që ato të kalojnë në ambjente me qera, pagesën e sëcilës do ta bëjë Bashkia Bulqizë.