Te fundit

2000 masa administrative nga Kodi i ri rrugor

GjobaPolicia rrugore në bazë të ligjit të ri po vijon operacionet për ndëshkimin e rasteve të shkeljes së rregullave të qarkullimit.

Sipas një njoftimi për shtyp, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 740 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurisë.
“Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170, por për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, thuhet njoftimin për shtyp.

Vetëm ditën e djeshme janë vendosur: 2.102 masa administrative për shkelje të ndryshme; janë pezulluar 108 leje drejtimi, 17 prej të cilave për konsumim alkooli, 53 masa për mos vendosjen e kasketës mbrojtëse për motoçiklistët; 44 gjoba për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit; 266 masa administrative për shpejtësi; ndërsa pjesa e mbetur për shkelje të tjera.

/tvbulqiza.al