Te fundit

32 dibranët e zhdukur/ Dëshmia rrënqethëse: Janë në burgjet e Korfuzit në vend të Zani Çaushi

dibranet-e-zhdukur-640x404Për herë të parë pas 21 vitesh, Xhide Hoxha, e afërme e dy prej të zhdukurve nga Maqellara e Dibrës, hedh dritë mbi atë që ndodhi në mars të vitit 1996. Në një intervistë për ‘News24’, ajo tregon se djemtë e deklaruar nga autoritetet greke dhe shqiptare si të mbytur, teksa tentonin të largoheshin nga Shqipëria, janë gjallë dhe ndodhen ne burgjet e Korfuzit. Dëshminë e saj ajo e bazon në lajmet që ka parë natën e 10 marsit 1996 në kanalet greke, teksa ka identifikuar djalin e motrës dhe atë vëllait, Alti Hakorja dhe Gjyzel Fida.

“Ata nga Shqipëria janë nisur në 9 mars, dhe në Greqi janë kapur në 10 mars në darkë. Në kanalin Mega dëgjova që janë kapur një grup rreth 30 veta shqiptarë, në Korfuz, dhe kanë ardhur të armatosur. Kur papritur shoh djalin e motrës time. ai bëri tu ikte nga duart ushtarëve grekë, dhe me shkelma i kanë futur në kapanonet e portit të Korfuzit.”­ deklaron Xhide Hoxha. Sipas saj, shqiptarët e kapur atë natë, kanë zëvendësuar bandën e Zani Çaushit me të tjerë, të cilët u arratisën vetëm dy ditë më parë nga burgu i Korfuzit.

“Unë pretendoj se fëmijët tanë janë në burgjet e Korfuzit, dhe dy ditë para se të kapeshin fëmijët tanë nga burgu i Korfuzit janë arratisur 48 të burgosur, nga këta 30 shqiptarë dhe 18 rumunë. u arratisën ndër ta ka qenë Zan Çaushi, ka qenë i burgosur dhe i dënuar 3 herë me burg të përjetshëm.”­ shprehet Xhide Hoxha.

A i mjafton ky detaj policisë së shtetit shqiptar, për të nisur bashkëpunimin me policinë greke, për këtë çështje të mbyllur pa përgjigje? Familjarët e këtyre njerëzve nuk dine nëse duhet t’i qajnë të dashurit e tyre, apo nëse duhet t’i kërkojnë. 29 persona nga Maqellara ende rezultojnë të zhdukur. Ja kanë vënë emrin “Otranto dibrane”, por edhe sot shteti nuk është i aftë të rrëfejë atë që ndodhi. Familjaret nuk kanë përgjigje, por kanë vendosur të flasin. “Pas katër muajsh foli djali me tha nuk jemi të fundosur, por jemi në Korfuz, na ka kapur policia, kemi zëvendësuar një grup kriminelësh. Shteti nuk ka çarë kokë fare mi non, është diçka këtu.”­ shprehet nëna e një prej djemve të zhdukur. /News24/