Te fundit

32 vjeçari qëllon me armë një makinë në qendër të Laçit

images

Një shtetas me iniciale A. Rr. dyshohet se në unazën e qytetit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz” , drejtuar nga shtetasit K.B, 19 vjeç, banues në Laç.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:30.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 gëzhoja model 54 kalibër 7. 62 mm.

Nga policia po punohet për kapjen e autorit.

Materialet për ngjarjen u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

G.E./tvbulqiza.al