Te fundit

Konstituohet keshilli bashkiak Diber,mer detyren Dionis Ymeraj

 

Eshte zhvilluar ne qytetin e Peshkopise mbledhja e pare e keshillit te ri bashkiak dhe eshte betuar kryetari i ri i kesaj bashkie Dionis Ymeraj.         Në ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë Dibër ishin të pranishëm deputetja e partisë Socialiste Almira Xhembulla, zv. Ministri I brendshëm Besfort Lamallari, Prefekti I qarkut Dibër z. Nexhbedin Shehu.   Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Dibrës tha  se për të gjithë ju është thjeshtë një ditë ndërsa për mua është një etapë e re një përgjegjësi e re në shërbim të qytetit dhe gjithë njësive administrative pa dallim bindjesh partiake.Dionis Imeraj  tha se “në këto katër vite, do të jem kryebashkiak i të gjithë qytetarëve, jo vetëm i atyre që na votuan”.“Kam besim se me ndihmën e këshillit bashkiak që sapo u konstituua do t’i kalojmë me sukses sfidat që kemi përpara. Besoj se do kemi dhe mbështetjen e instancave të larta për të punuar për bashkinë Dibër.Zv. Ministri I brendshëm Besfort Lamallari në fjalën e tij tha se unë si dibran u bëj tjirje që ta mbështesim kryetarin e ri pavarsisht bindjeve partiake.Deputetja Almira Xhembulla në fjalën e saj tha se jam e bindur se secili prej jush nuk do të jetë peng I askujt por vetë peng I votebesimit të qytetarëve dhe se ka ardhur koha që ne të shkundemi dhe ju si anëtarë të këshillit bashkiak të jeni kërkues dhe bashkëpunues.   Keshilli i ri i bashkise Diber zgjodhi edhe drejtuesit e rinj te tij.Kryetar i ri i këshillit bashkiak u zgjodh Sokol Sava ndërsa nënkryetarë Xhelal Ndreka I partise socialiste dhe Irini Shehu e  Bindjes Demokratike