Te fundit

Perfaqesues te sindikates se bashkuar te minatoreve,takim me drejtues te PD

Dega e  PD BUlqize ka zhvilluar nje takim me perfaqesuesit e sindikates se re te minatoreve te Bulqizes per te degjuar zerin e kujtdo kunder padrejtesise shteterore.Ne takim me sindikalistet ishin Eno Bozgo anetar I kryesise se PDSH,kryetari dhe nenkryetari I deges se PD Bulqize Defrim Fiku dhe Edmond Isaku.ish deputeti I PD Xhemal Xhunkshi etj. Ne fillim te takimit anetari I kryesise se pdsh Eno Bozgo tha se ne kemi ardhur ketu qe te degjojme nga afer problemet qe keni ju ketu ne Bulqize per te marre nje informacion me te hollesishem nga ju sindikalistet duke ju degjuar ju ne fillim. Duke marre fjalen, ne fillim perfaqesuesit e minatoreve denoncuan presionin e paligjshem te  administrates se kompanise mbi sindikalistet. Ata theksuan faktin se cfare po ndodh sot ne Bulqize eshte simptome e problematikes se thelle ku ndodhet sektori minerar prej disa vitesh si pasoje e  korrupsionit qeveritar, qe sot eshte dominant. Pasi u degjuan pretendimet dhe kerkesat e sindikalisteve, perfaqesuesit  e PD, i trajtuan gjeresisht kerkesat legjitime te sindikalisteve per rritje pagash dhe kushte me te mira pune.  Per Partine Demokratike çdo kerkese e punonjesve te sektorit apo e sindikatave te minatoreve eshte ne thelb e drejte dhe e patjetersueshme. PD eshte ne mbeshtetje te te gjitha kerkesave te ligjshme dhe i ben thirrje kompanise AlbChrome te ndaloje menjehere presionin e paligjshem mbi punetoret,  si dhe te ktheje ne pune kater punetoret e larguar nga puna padrejtesisht.Partia Demokratike u kerkon institucioneve shteterore te marrin pergjegjesite e tyre mbi vete, duke garantuar ligjin dhe te drejten e punemarresve sipas Kodit te Punes dhe kontratave te punes te nenshkruar nga palet.