Te fundit

700 nxenes te shkolles 9-vjeçare “Sh Tançi” e nisin mesimin me shkolle te re

Ashtu si ne te gjithe vendin  edhe ne rrethin e Bulqizes jane çelur dyert e shkollave per Viti i ri shkollor  2019-2020 per 4600 nxenes. Nga nje  investim i dhene nga Qeveria Shqiptare kete vit rreth 700 nxenes te shkolles 9-vjeçare “Shefqet Tançi” ne Bulqize,do te kene mundesine te zhvillojne mesim ne kushte optimale.  Me nje investim prej 80 milione leke te rinj kesaj shkolle ju be  nje rikonstruksion total ,perfshire sitemin e ngrohjes dhe ambjentet sportive. Kryetari i Bashkise Bulqize,Lefter Alla pasi beri  inagurimin e shkolles,u shpreh se nxenesit e kesaj shkolle  do te zhvillojne mesim ne ambjente moderne,ai ne fjalen e tij pasi uroj nxenesit u kerkoj atyre qe ta mirembajne sa me mire.Prinderit te cilet kane femijet e tyre ne kete shkolle u shprehen mjaft te kenaqar nga invesitmi qe i eshte bere kesaj shkoll. Per vitin e ri shkollor  ne rrethin e Bulqizes kane nisur mesimin per here te pare 400 nxenes  Mes emocioneve  mesuesja e klases se pare Lindita Rexhepi  uroji nxenesit te cilet u ulen per here te pare ne bankat e shkolles.