Te fundit

9 tërmete goditën Shqipërinë gjatë ditës së djeshme

termetete-661x445Nëntë tërmete kanë goditur Shqipërinë gjatë ditës së djeshme. Sipas të dhënave nga Instituti i i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit zona më e goditur ka qenë Tirana (6). Tërmetet kanë qenë të lehtë, me magnitudë nga 2-3.3 ballë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 29 km në lindje të Tiranës, në Bizë. Tërmetet kanë qenë me thellësi nga 4 km deri në 7 km. Lëkundjet janë ndjerë nga ora 21:01 deri në orën 22:05, i fundit.

Ndërkohë në orën 22:04 lëkundje tërmeti janë ndierë edhe në Bulqizë, ndërsa më herët rreth, orës 5:23 të pasdite një tërmet me magnitudë 2.6 ballë ka goditur Rrëshenin. Lëkundje me magnitudë 2.3 ballë janë regjistruar edhe në Fierzë.