Te fundit

Agron Feruku, “miku” i rrugës së Peshkopisë

Tregtari i qershive
Nëse udhëton drejt Peshkopisë është e pamundur të mos jesh përballur me tregtarin ambulant Agronin, i cili pak javë më parë u bë i famshëm edhe për deklaratën e tij që në vend të qershive do të mbillte vitin e ardhshëm hashash për shkak të mungesës së tregut të shitjes. Por ndryshe nga ajo deklaratë në pikun e prodhimit, Agron Feruku sot ka ndryshuar mendim. Ai thotë se nuk do të heqë dorë nga Qershia e frutat pasardhës pasi atë vetë e favorizon cilësia, ndryshe nga prodhimi masiv i fermerëve të tjerë: Nga ana tjetër Agroni thotë se pa mbështetjen e shtetit, nuk mund të ketë siguri në treg. Minimumi që duhet të bëhet sipas tij, është një frigorifer, çka do tju mundësonte prodhuesve të ruajnë prodhimin e tyre Për shkak të prodhimtarësisë së lartë dhe mungesës së tregut, fermerët e Dibrës në kohën e qershisë protestuan duke kërcënuar me prerjen e drunjëve të qershisë.