Te fundit

Aksident në Burrel

147040776113942640_10155641440313504_76341d2592_nNjë autobus i linjës Burrel-Tiranë është përplasur me anën e sipërme të rrugës në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Karicës”. Tre të plagosur dhe 5 të lënduar lehtë është bilanci i një aksidenti të ndodhur mesditën e së premtes 4 kilometra nga qyteti i Burrelit.

Policia lokale e rrethit të Matit, ka bërë të mundur transportimin e të plagosurve me ambulanca drejt Spitalit të Burrelit, për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë, Policia e Matit ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur si pasojë e një defekti teknik. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë rreth 100 metra më parë, por nuk ka funksionuar sistemi i frenimit.

Po ashtu, manovrimi i duhur i drejtuesit të mjetit ka parandaluar një tragjedi, pasi mjeti, nëse do të kishte rënë në anën e poshtme të rrugës, do të kishte përfunduar 100 metra në humnerë.

MF/tvbulqiza.al