Te fundit

Aksidenti në minierën e Bulqizës, zvministri i MEI, Gëzim Musabelli, së shpejti pritet eleminimi i avarisë.

Miniera
Shpërthimet në minierën e Bulqizës,në mesdiën e të shtunës së javës së kaluar, ende vijojnë kërkimet për tre minatorët kinezë të bllokuar në brëndësi të saj. Këtë e dëshmoi për TVBulqizën, zvministri I Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë (MEI), Gëzim Musabelli, sipas të cilit kërkimet e deritanishme për 3 specialistët kinezë të mbetur në thellësi të nëntokës, deri më tani nuk kanë dhënë rezultate. Kjo për faktin se ende përqindja e gazit të hidrogjenit në thellësi të nëntokës, viijon të jetë e lartë. Pavarësisht se ne vijojmë t’i quajmë të humbur, shpresat që ata të jenë në jetë, janë të pakta, pasi shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm, thotë Musabelliu. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe, nga dy grupet ai i specialistëve të RISHM-it dhe avaro-shpëtimit të minierës, po punohet me ritme shumë të mira dhe të larta. Kështu aktualisht në nivelin e 16-të, kemi vendosur dy ventilatorë, njëri për tërheqjen e gazit të papastër nga niveli i 21-të ku dhe ndodhi aksidenti dhe tjetri për dërgimin e ajrit të pastërt në nivelin e 21-të.Gjithsesi rrjedhja e gazit vijon, ne bëjmë vetëm hollimin e përqindjes së gazit të hidrogjenit, pasi aktualisht në nivelin e 16-të ku grupet e avaro-shpëtimit kanë arritur, përqindja e gazit vijon të jetë 0.6-0.7 përqind. Kemi shpresë, vijon të thotë zvministri Musabelliu, se në mbrëmjen vonë të natës së sotme, maksimumi në mëngjesin e ditës së nesërme, të mundemi të shkojmë në nivelin e 21-të, ku ndodhi shpërthimi.