Te fundit

Aksidentohet Ermal Mamaqi, reagon policia e Kosovës

13558646_1463634706995390_3363104890173549563_o-1-690x380-1-650x358Ermal Mamaqi të mërkurën është aksidentuar me makinë së bashku me dy miq të tij, në Ferizaj të Kosovës.

Njëri prej të aksidentuarve ka shkruar një postim në rrjetin social Facebook, ku sipas tij aksidenti kishte ndodhur si pasojë e një rrethrrotullimi të pa ndriçuar dhe pa sinjalizuar në aksin Ferizaj – Shkup.

Sipas Klan Kosovës që kontaktoi me zëdhënësin e policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ai ka thënë aksidentit ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, si dhe nga mos njohja e terrenit.

Më tej Gashi  tregoi se në këtë rrugë ka shenja të rrethrrotullimit dhe rruga në atë pjesë është e ndriçuar.

GE/ tvbulqiza.al