Te fundit

Aksioni i rrugorëve në Mat, arrestohet tre persona

Policia Rrugore në Mat në bashkëpunim me forcat e policisë së qarkut Dibër dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, zhvilluan një aksion blic mbrëmjen e së premtes në Mat, në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore. Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona për tejkalim të masës së alkoolit, janë pezulluar 5 leje drejtimi, është bllokuar një mjet pa dokumenta të rregullta si dhe janë vendosur 10 gjoba për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, si mos përdorimi i sistemeve të sigurisë, kryesisht rripi i sigurimit dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Ndërkohë të gjithë drejtuesit e mjeteve i janë nënshtruar testit të alkoolit nëpërmjet aparatit Drager
Gjatë këtij operacioni u këshilluan shumë drejtues mjetesh për të shtuar kujdesin gjatë drejtimit të mjetit. Aksione të befasishme të taskforcës për rritjen e sigurisë rrugore, pritet të bëhen të shpeshta ne te gjithe qarkun Diber.