Te fundit

Akulli pushton rruget Nacionale

Rruga

Rruga Nacionale Peshkopi – Tirane, ne afersi te bashkise Klos, eshte totalisht e pushtuar nga akulli, pasi uji i kanalit te Klosit, bie krejtesisht ne aspfalt. Ky eshte nje problem shqetesues, per drejtuesit e mjeteve qe bejne rrugen Peshkopi-Tirane. Keto pamje te akullit jane filmuar ne oret e paradites, dhe sic e shihni akulli ka pushtuar rrugen me rreth 1 km gjatesi. Ne kontakuam me firmen e mirembajtjes se rrugeve dhe preteksti i tyre ishte se prej rreth 4 ditesh ka perfunduar kontrata.Jo vetem per kete pjese rruge por sipas informacioneve te marra segmentin rrugor prej Qafes se Buallit deri ne Milot, i ka perfunduar kontrata, dhe ky segment eshte segmenti me i rrezikshem per tu kaluar me automjete. Te thena nga drejtuesit e automjeteve ky segment rrugor nuk eshte i vetmi, pasi ka edhe pjese te tjera te rrezikshme, me akull te pushtuara te cilat jane pa hedhur kripe dhe skorje. Problemei kryesor eshte per drejtuesit e automjeteve te cilet nuk njohin terrenin ne kete zone, sidomos ne oret e erresires, deri ne oret e par ate megjesit.
Prandaj shteti duhet te marre masa per hedhjen e kripes dhe te skorjes, perpara se te ndodhin tragjedite, te cilat ne kete aks jane te pashmangshme, pasi akulli ka pushtuar rrugen