Te fundit

Alarmi për makinat “smart”

1471709479vehicle_hackingMakinat që përdorin një teknologji të avancuar janë më të ekspozuara nga hakerat përmes ndërhyrjeve në sistem. Pavarësisht sigurisë që garantojnë, këto piratë mund të sjellin dëme të paimagjinushme.

Sa më shumë të lidhura të jenë me internetin, qoftë përmes sistemeve të argëtimit apo mekanizmave të vetëdrejtimit, sikurse u publikua këtë javë nga “Ford”, “Volvo” dhe “Uber”, aq më të cënueshme makinat mund të bëhen.
Sipas ekspertëve, ja se çfarë mund t’i bëjnë piratët informatikë një automjeti të tillë:

1. Kyçet e dyerve mund të aktivizohen për të penguar hyrjen ose daljen.

2. Sistemi GPS mund të përgjohet për të gjetur vendndodhjen e shoferit, ose, në rastin më të mirë, t’i japë atij drejtime të gabuara.

3. Jastëkët e ajrit mund të aktivizohen për të penguar vështrimin e rrugës.

4. Ekrani i kilometrazhit mund të alternohet dhe ta çorientojë drejtuesin, duke bërë që ai të tejkalojë kufirin e shpejtësisë pa e kuptuar.

5. Motori i automjetit mund të përshpejtohet ose edhe të fiket fare.

6. Bateria mund të shkarkohet duke lënë ndezur sistemet e tjera, sërish pa e kuptuar drejtuesi.

MF/tvbulqiza.al