Te fundit

Albchrome DHURON laborator  Informatike  shkolles  se  bashkuar “Asllan Keta” ne Fushe- Bulqize

shkolla fush

Diten e enjte ne shkollen e bashkuar Asllan Keta ne Fushe Bulqize Alb Chrom dhe Balfin Grup dhuruan per nxenesit e kesaj shkolle kabinetin e informatikes  te kompletuar. Me kete rast ne ambjentet e kesaj shkolle  u zhvillua nje aktivitet me pjesemarrjen e nxenesve e mesuesve te kesaj shkolle,perfaqesues te Alb Chrom dhe Balfin Grup,perfaqesues te bashkise etj.  AlbChrome ka mundesuar pajisjen me 10 kompjutera dhe nje video projektor per kabinetin e informatikes te kesaj shkolle, me  nje vlere totale prej rreth 4,000 Euro.Ky laborator do tu sherbeje tashme 700 nxenesve te kesaj shkolle te cilet do te kene mundesine te aplikojne dijet qe marrin ne lendet mesimore ne praktike, si dhe do te mesojne te bejne kodime, programime etj.   Ne hapje te ketij aktiviteti drejtori I kesaj shkolle Sami Cara falenderoi donatoret per kete dhurate duke permendur ne fjalen e tij se kjo kerkese e kesaj shkolle per nevojen e nje kabineti te informatikes ka qene e kahereshme dhe fale Alb Chrom kjo u arrit ne diten e sotme. Me pas pershendeten nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle perfaesuesi i Balfin Grup Sokol Kondi, Drejtori i Alb Chrom Petrit Cara dhe perfaqesuesja e bashkise Teuta Cami.   Edhe nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle duke falenderuar per donacionin shperhen mjaft te lumtur dhe premtojne se do ta shperblejne me rezultate ne mesime mirenjohjen per kete dhurate.   Ne fund grupi artistik I kesaj shkolle dha per te pranishmit nje program artistik me kenge valle e recitime.