Te fundit

Ambasada e SHBA-ve reagon pas miratimit të ligjit të “Vettingut”

ambasada1Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Parlamentin e Shqipërisë për miratimin e ligjit të Vettingut, pjesë e draftit të reformës në drejtësi.

Përmes një deklarate në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës së SHBA në Tiranë, duhet të miratohen në kohë edhe ligjet e tjera të mbetura të kësaj reforme madhore.

Deklarata e ambasadës së SHBA:

Ambasada e Shteteve tё Bashkuara mirёpret vendimin e Parlamentit tё Shqipёrisё pёr tё miratuar ligjin e parё pёr zbatimin e reformёs nё drejtёsi. Ky ligj i rёndёsishёm do tё fillojё procesin e rivlerёsimit tё prokurorёve dhe gjykatёsve.

Pёrgёzojmё ata Anёtarё tё Parlamentit tё cilёt votuan nё favor tё kёtij hapi tё rёndёsishёm pёr zbatimin e amendamenteve kushtetuese tё aprovuara unanimisht mё 22 korrik. Presim tё shohim aprovimin e plotё dhe nё kohё tё ligjeve tё tjera pёr zbatimin e kёsaj reforme kritike qё gёzon mbёshtetjen e shumicёs dёrrmuese tё shqiptarёve.