Te fundit

Anetaret e LSI Bulqize votuan sot per kryetarin e tyre dhe delegatet e konventes kombetare zgjedhore.

Votimet LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim, partia e dytë më e madhe e koalicionit të majtë në pushtet,ka votuar sot per kryetarin e ri te kesaj force politike. Në të gjithë Shqipërinë janë hapur 225 qendra votimi për të bërë të mundur që të gjithë anëtarët e LSI-së të shkojnë për të votuar Në këto votime LSI do të zgjedhi kryetarin si dhe rreth 2500 delegatët e Konventës Kombëtare Zgjedhore. Kandidatë për kreun e ri të kësaj partie janë themeluesi dhe kreu aktual Ilir Meta, deputeti Përparim Spahiu dhe profesor Shezai Rroka Kandidati për Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Përparim Spahiu, mori pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet e brendshme të kësaj force politike ne qendren e vitimit Nr 37 ne bashkine Bulqize. Pas votimit z. Spahiu dha një prononcim për mediat nga Bulqiza ku theksoi se LSI-ja është e para, ndërsa falënderoi të gjithë anëtarësinë e LSI-së për një proces, siç e cilësoi ai të shkëlqyer zgjedhor, që është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri.
“Besoj që erdhëm deri këtu për një LSI më të mirë, që unë personalisht besoj fort që është për një Shqipëri më të mirë. Për një politikë që dëgjon dhe mban shënim kërkesat dhe problemet e njerëzve dhe që i zgjidh ato. Unë besoj fort që LSI është e para dhe duhet të jetë e para. – deklaroi z. Spahiu pas votimit.