Te fundit

Arrestohen tre persona për vjedhjen e kancelarisë në Bulqizë

Policia-BulqizëBlutë e Bulqizës kanë vënë në pranga ditën e sotme tre persona të dyshuar si autor të vjedhjes së një kancelarie në qendër të qytetit.

Sipas Policisë së Shtetit, mësohet se personat e ndaluar janë E.D, E.Xh dhe K.V, vjeç 17, 14 e 15, banues në Bulqizë. Sipas policisë, dyshohet se këta shtetas janë autorët në vjedhjen e kancelarisë së shtetasit J.H, ngjarje kjo e ndodhur para pak ditësh.

Gjithashtu këta shtetas janë autor të dyshuar në vjedhjen e një sasie parash të lokalit të shtetasit B.C. Materialet për këta persona u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

/tvbulqiza.al/