Te fundit

Arrestohet me kokainë vëllai i shefit të komisariatit të policisë në Dibër. Ja kush është

kokaina-ne-makineDetaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Pajtim  Agës nga Tirana, i cili u prangos me kokainë nga Policia e Lezhës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur për SYRI.net, se 47-vjeçari i arrestuar mesditën e sotme me 320 gramë kokainë është vëllai i shefit të Komisariatit të Policisë së Dibrës, Robert Aga.

Pajtim Aga 47 vjeç, i cili u kap gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan 320 gramë kokainë, e cila ishte e paketuar dhe gati për t’u shitur.

Droga u gjet në makinën e të arrestuarit.

Ndërkaq, Robert Aga i njohur edhe si Bert Aga është shefi i komisariatit të Policisë së Dibrës, të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar si kreu i një grupi kriminal që ka blerë votat dhe prishur zgjedhjet e 11 shtatorit.

Në datën 1 shtator PD-ja e ka kallëzuar në prokurori Bert Agën për zgjedhjet në Dibër, ndaj të cilit kanë nisur hetimet disa ditë më parë.