Te fundit

Asgjësohen mbi 26 mijë rrënjë kanabis në Memaliaj, Mirditë dhe Bulqizë

kanabis-1Policia ka asgjësuar mbi 26 mijë bimë kanabis në tre operacione të ndryshme, në Memaliaj, Mirditë dhe Bulqizë.

Sipas të dhënave zyrtare, policia e Memaliajt konstatoi dhe asgjësoi rreth 12.000 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, në vendin e quajtur “Përroit i Kotorrit”, në afërsi të fshatit “Selckë e Vogël”, bashkia Memaliaj. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërsa në vendin e quajtur “Livadhet e Lanit” në Mirditë, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 775 bimë të dyshuara kanabis sativa. Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Tre persona janë arrestuar nga policia e Bulqizës pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të 14 mijë rrënjëve kanabis sativa. Policia sqaron se droga u gjet në disa parcela në fshatin Viçisht gjatë një operacioni antikanabis.