Te fundit

Babai që përdhunoi vajzën, flasin banorët: Ngacmonte edhe femrat e fshatit

429876_107315622732879_931529515_n

Babai që përdhunoi vajzën e tij 15-vjeçare dje në Dibër, ngacmonte edhe femrat e tjera të fshatit Kukaj.

Sipas banorëve, 46-vjeçari Guri Përgjegji në disa raste ka ngacmuar seksualisht edhe femra të tjera.

Banorët deklarojnë se vajza e përdhunuar kishte shfaqur prej disa kohësh shenja mërzitjeje dhe depresioni.

Ajo jetonte me njerkën, babain dhe vëllain, pasi nëna e saj ka ndërruar jetë para 7 vitesh në një aksident rrugor, shkruan Lapsi.al

Sipas banorëve të zonës, vëllai 12-vjeçar ka deklaruar se motra ka dashur që ti tregojë diçka.

Pas vdekjes së gruas, Pergjegji është martuar sërish dhe ka 1 fëmijë 3 vjeç me gruan e dytë.

Guri Përgjegji jetonte në Greqi dhe ishte kthyer para një viti.

Ngjarja ndodhi të enjten në mesditë në fshatin Kukaj, të njësisë administrative të Kastriotit në Dibër, në një zonë të pyllëzuar.

Në këtë fshat jetojnë vetëm 10 familje.

Vajza e dhunuar seksualisht ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

GE/ tvbulqiza.al