Te fundit

Banoret e Fushe Bulqizes bllokojne mbledhjen e keshillit Bashkiak

Keshilli

Mbledhja e keshillit bashkiak Bulqize  per miratimin e  heqjes  nga fondi pyjor per ta trajtuar si truall per ndertimin e dy hece  eshte bllokuar nga banoret e zones se Fushe Bulqizes.Banoret pjesmarres ne mbledhjen e keshillit kundershtuan me force lejimin  e pjeses se  siperfaqes pyjore te kesaj zone nga fondi pyjor i Bashkise Bulqize, per ti hapur rruge projekteve per HECE-e gje kjo qe coi ne deshtimin per te dytet here te mbledhjes se  keshillit Bashkiak ku ishte planifikuar  te shqyrtohej kjo çeshtjeSipas banoreve ndertimi i dy HECE-ve nuk ka  marre dakortesine e banoreve ,dhe se ndertimi i HECE-ve ne kete zone i len ata pa uje te pijshem.Banoret te revoltuar i kane kerkuar  keshillilltareve  qe te mos miratojne dhenjen e fondit pyjor dhe kullosor per ndertimin e HECE-ve. Keshilltari i majte Myfit Duriçi dhe Behar Cami  thane se ne nuk jemi pergjegjes per lejet qe jep Ministria e Mjedisit, kemi kerkuar palet e interesave dhe kryepleqte e fshatrave per transparence,gjithesesi keshilltaret u  shprehen se ne do te jemi ne mbeshtetje te banoreve .     Edhe pse mbledja nuk u zhvillua pasi  nuk kishte korumin e mjaftueshem Kryetari i keshillit Bashkiak Gazmend Kenga tha qe kjo eshte hera e trete qe deshton mbledhja,por nuk eshte keshilli qe merr vendime ekzekutive,por deri tani keshilli ka qene pro banoreve. Ai tha se  kjo pike do te shqyrtohet vetem atehere kur te jene prezent te gjitha palet e interesave dhe marrja e mendimit te banoreve.