Te fundit

BANORËT E LAGJES PAS MUZEUT NE BUUREL, NGRENË SËRISHT SHQETËSIMIN E RRUGËS

Lagja pas muzeut Burrel             Banorët e lagjes pas Muzeut Historik Mat, ngrenë shqetësimin e rrugës së lagjes së tyre e cila është tepër e amortizuar. Ata thotë që ede pse kanë ndërhyrë herë pas here vetë privatisht, gjendja e rrugës është si mos më keq për shkak të mungesës së kanalizimeve për ujërat e shirave. Të gjendur në një situatë të tillë ata kërkojnë ndërhyrjen nga pushteti vendor, ndonëse janë të vetëdijshëm për mungesë të buxhetit për shkak të investimeve të tjera që po kryhen në qytet. Megjithatë, banorët thonë se gjendja është e vështirë sin ë stinën e dimrit për shkak të gropave të mëdha me ujë e baltë, ashtu edhe në stinën e verës ku pluhuri mbulon gjithçka:
Banorët janë me shpresë për ndërhyrje pasi sipas tyre kjo lagje është kthyer në formale pasi janë bërë legalizimet e të gjitha ndërtesave.