Te fundit

Banoret kane  frike te konsumojne ujin ne çesmat e tyre

bULQIZA

Edhe pse nje pjese e analizave bakteriologjike qe jane kryer ne  ISHP,ku sipas tyre  uji  ka dale pa ndotje bakteriologjika, banoret e dy lagjeve te qytetit te Bulqizes edhe gjate dites se soteme nuk e kane pire ujin ne çesmat e tyre.Te frikesuar nga intoksikimi i ujit te pijshem banoret shprehen se  jane detyruar ta blejne ne dyqane,dhe ne burime jashte qytetit.Nje pjese e banoreve shprehen se  uji qe tregtohet ne dyqane ka ardhur ne rritje dhe se eshte e pa perballueshme,nderkohe nga ana e bashkise nuk eshte marre asnje mase per furnizimin e banoreve me uje te pijsem.  Nderkohe burime nga spitali i Bulqizes bejne me dije se gjate dites se soteme nuk ka patur raste me hehmim te banoreve.