Te fundit

Basha i kthen përgjigje Ramës: Lëri llafet, sill negociatorët

Basha-640x370Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kthyer menjëheë përgjigje letrës publike të Kryeministrit Edi Rama për negociatat e reformës në drejtësi.

Në një status në Facebook, kreu i opozitës i kërkon Bashës që të lërë shfaqjet me letra publike, por të autorizojë negociatorët e PS që t’u rikthehen bisedimeve me opozitën për të arritur konsensusin, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias

“Zoti Rama,
Leri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma ne drejtesi kerkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi yne bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias te cilat PD dhe PS i kane pranuar si udherrefyesin e vetem. Autorizo negociatoret e PS ti rikthehen negociatave per zgjidhje. Negociatoret e PD jane, sic e dini, te gatshem qe sot”, shkruan në Facebook kryetari i PD Lulzim Basha.