Te fundit

Basha takime në Dibër e Bulqizë

Basha Bulqize.1 Basha Bulqize

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me qytetarët. Basha u zhvendos pasditën e së Martës në Peshkopi. Fillimisht Basha është ndalur në njësinë administrative Kastriot pasi një grup mbështetësish i dolën para për ta takuar. Më pas takimet e tij u zhvilluan në qytetin e Peshkopisë. Nga ky qytet Basha u shpreh se në vend të të burgosurve politik që nga 16 Shkurti, duhej të ishin vjedhësit e zgjedhjeve të 2016 në Bashkinë Dibër. Pas Peshkopisë, Basha është ndalur në Bulqizë ku dhe aty ka zhvilluar takime të ndryshme me qytetarë e drejtues lokal të Partisë Demokratike. Nga Bulqiza, kreu demokrat tha se Partia Demokratike ka një zhvillim të qart të vendit, duke e kthyer pasurinë publike tek populli e jo të grabitet nga politikanët dhe oligarkët. Ai tha se rotacioni nuk bëhet për të ndërruar karriget, por për të sjellë një ndryshim Basha u shpreh nga Bulqiza gjithashtu  se zgjidhja e vetme e krizës është zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e lokale.