Te fundit

Basha: Të gjallët dhe të rënët në polici nëpërkëmben çdo ditë nga karteli i drogës

BASHA TAKIM ME GAZETARET - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje takimi me gazetaret, ku ka deklaruar se  gjendjes se rende ekonomike te vendit, i eshte shtuar dhe deshtimi total ne dogana dhe tatime, i qeverise Rama./r/n/r/n

BASHA TAKIM ME GAZETARET – Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje takimi me gazetaret, ku ka deklaruar se gjendjes se rende ekonomike te vendit, i eshte shtuar dhe deshtimi total ne dogana dhe tatime, i qeverise Rama./r/n/r/n

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas ceremonisë së inagurimit të godinës së rikonstruktuar të Ministrisë së Brendshme.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Basha thotë se policia nuk ka nevojë për fasada dhe të rënët në detyrë respektohen duke luftuar krimin, trafikantët e drogën.

Sipas tij policët e rënë në krye të detyrës nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga një ministër i lidhur me bandat e trafikut të drogës në vend.

Më poshtë reagimi i plotë i Bashës:

Burrat dhe gratë në uniformë, të rënët në detyrë, respektohen duke luftuar krimin, duke luftuar trafikantët, duke luftuar drogën.Trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve, nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga një ministër i lidhur me bandat e trafikut të drogës në vend, nga një ministër që makinën e tij private e kthen në narkotaksi për Habilajt, nga një ministër që mbajti Shullazin mbi ligjin per 3 vjet derisa ndërhynë partnerët, që negocion privatisht në zyrën e shtetit me vrasës me pagesë, nga një ministër që prish hetimet për trafikantët duke djegur provat në laborator e duke zbuluar hetimet në media per llogari te krimit.

Trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve, nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga një kryeministër që futi në parlament trafikantë e tutorë prostitutash, vrasës e njerëz me precedentë penalë. Nga një kryeministër që fshehu urdhërin e ekstradimit për vrasësin e komisar Dritan Lamajt, që i ofroi atij arratinë, shpëtimin nga drejtësia. Nga një kryeministër që mban Eskobarin e Ballkanit, që pasi e ka bërë drejtor të transportit e mbron edhe nga aksioni ndërkombëtar për kapjen e tij. Një kryeministër që ka krijuar kartelin më të rrezikshëm të drogës në Europë që ndërton edhe pista avionësh për narkotrafikun.

Trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga Edi Rama që krimin e ka veshur me pushtet e pushtetin e ka veshur me krim.

Nderi dhe dinjiteti i policisë, respekti i të rënëve në krye të detyrës në luftë me krimin është sot në duart e shqiptarëve. Shqiptarët kanë në dorë të kthejnë rendin, sigurinë, respektin ndaj policisë, duke hequr krimin nga pushteti. Duke larguar me cdo kusht kartelin e drogës.

Policia më mirë pa Edi Ramën. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.