Te fundit

Bashkia e Kukësit, kundër taksës së Rrugës së Kombit për banorët e zonës

logo-1-bashkiaNë Kukës, kundër tarifës për automjetet që do të kalojnë në Rrugën e Kombit ka dalë edhe Këshilli Bashkiak i Kukësit i cili me një qëndrim të përbashkët të të gjithë anëtarëve të këshillit ka hartuar edhe një deklaratë.

Përmes saj, Këshilli Bashkiak Kukës i kërkon kryeministit dhe Ministrisë së Transporteve që të përjashtojnë nga këto tarifa të gjithë përdoruesit e rrugës, bizneset dhe banorët si pengesë e rendësishme në zhvillimin e zonës dhe si kosto e shtuar per qytetarët e Kukësit tashmë të varfër.

“Deklarata është shumë e qartë dhe kërkon që tarfia të mos aplikohet për banorët e Qarkut të Kukësit. Kjo deklaratë do t’i dërgohet të gjitha institucioneve përgjegjëse duke filluar nga kryeministri, Ministria e Transporteve, drejtorisë përkatëse e cila merret me menaxhimin e rrugëve, për të rishikuar këtë tarifë kryesisht për banorët e Qarkut Kukës. Është krejtësisht e papranueshme që në kushte në të cilat banorët e zonës sonë janë, të konfirmaur si zona më e varfër në Shqipëri, të tarfiohen në këtë nivel”, deklaroi Lavdrim Shehu, kryetar i Këshillit Bashkikak të Kukësit.

Ministria e Transporteve vendosi pak ditë më parë që Rruga e Kombit të jepet me koncesion. Kjo do të thotë se për të kaluar në këtë autostradë, qytetarët Kuksianë duhet paguajnë një shumë prej 5 eurosh.
Ky vendim është kundërshtuar fuqishëm nga ekspertë të fushës dhe nga qytetarë të shumtë. Kundër vendimit ka dale më herët edhe kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu.