Te fundit

BERZH jep kredinë prej 218 milionë eurosh për sektorin energjitik shqiptar

dritat

Marrëveshja është realizuar mes palëve, nga drejtori i KESH, Agron Hetoja dhe përfaqësues i BERZH, Francesco Corbo. Shuma do të shkojë për shlyerjen e borxheve me garanci qeveritare, që KESH u ka bankave të nivelit të dytë, të akumuluara sipas ministrit Damian Gjiknuri si pasojë e keqmenaxhimit të Entit ndër vite. Përmes një periudhe 15 vjecare synohet të paguhen interesat e borxheve duke aktivizuar fondet e ngrira nga buxheti i shtetit.

MF/Bulqizatv