Te fundit

Braktiset fshati Krajke

Krajka

  Prej tre dekadash zonat rurale vijojnë të braktisen nga banorët për shkaqe nga më të ndryshmet. Por situata shqetësuese është për shkak të braktisjes nga rinia. Këtij fati nuk i kia shpëtuar as fshati Krajkë në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës. pamja e fshatit është vërtetë e trishtueshme teksa sheh banesa të rrënuara, të vjetëruara e mbi të gjitha që në to nuk banon askush. I vetmi banor që takojmë në këtë fshat jo shumë larg rrugës nacionale, është Ibrahim Nela. Ai na tregon se si mungesa e vëmendjes nga qeveritë dhe pushteti vendor i ka detyruar banorët të largohen në mënyrë të vazhdueshme. Sipas tij, fshati tashmë ka marrë një pamje të frikshme, sikur banesat e rrënuara të përpijnë.Sipas banorit Ibrahim Nela, dikur fshati banohej nga rreth 500 banorë, ndërsa sot ka më pak se 100.