Te fundit

“Bremain” – “Ne duam BE-në”. Kjo është thirrja e protestueve britanikë

download (1)

Mijëra vetë janë mbledhur përpara Parlamentit Britanik në mbështetjë të kauzës pro qendrimit në BE. Edhe pse 52% e britanikëve votuan pro largimit nga unioni me 23 qershor, shumë prej tyre përmes organizimit në rrjete sociale kanë marshuar përpara institucioneve me thirrjen : “Marshimi për Evropën”. Arsyeja sipas komedianit dhe nismëtarit të kësaj fushate, Marc Thomas,është se në fushatën e referendumit nuk u luftua në një nivel shansesh të barabarta. “Nëse gjërat do të kishin qenë ndryshe, atëherë do ta pranonim rezultatin. Por fushata ka qenë e mbushur me keqinformim dhe njerëzit duhet të bëjnë diçka tani me zhgënjimin e tyre”, u shpreh ai për “The Guardian”. Por përvec reagimeve nga forcat policore, ndjeshëm është rritur reagimi edhe në rrjete sociale duke e cilësuar si “patetike” këtë qëndresë.

MF/Bulqizatv