Te fundit

Brenda 2020-ës turizëm në Hënë

images

Çmimi i biletës është 150 milionë dollarë vajtje-ardhje dhe ka 8 vende në dispozicion për një udhëtim hapësinor drejt Hënës.

Janë rusët ata që shprehen të gatshëm të nisin turistë drejt satelitit të vetëm të Tokës brenda vitit 2020. Dy shoqëri ruse të S.P. Korolev Rocket dhe Space Corporation Energia (Rsc) sqarojnë se për këtë qëllim do të përdoret një kapsulë e modifikuar hapësinore Soyuz.

“Jemi në fazën paraprake të projektimit të saj”, shpjegoi presidenti i njërës prej kompanive, Vladimir Solntsev, i cili në intervistën dhënë gazetës ruse “Izvestia” shpjegoi se po shqyrtohen 8 kandidatë të mundshëm për udhëtimin e parë. Mes tyre është një familje japoneze prej katër personash.

“Kur të kemi një numër të mirë prenotimesh, do të nisim me fazën e vërtetë operative”, shton ai.

Mes atyre që kanë shfaqur interes për rrugëtimin e jashtëzakonshëm është dhe regjisori James Cameron.
/ tvbulqiza.al