Te fundit

Britania do të financojë ilaçin kundër HIV

th (2)Organizatat bamirëse që mbrojnë të infektuarit me HIV kanë fituar betejën gjyqësore mbi financimin e medikamentit parandalues të Sidës.
Vendimi i gjykatës thotë se ky lloj ilaçi tani mund të financohet nga Shërbimi Shëndetësor Shtetëror britanik NHS i cili varet drejtpërdrejtë nga qeveria.

Përdorimi i ilaçit mendohet se e redukton me 90% përhapjen e virusit. Ajo është një kokërr që konsumohet një herë në ditë dhe kushton 400 dollarë në muaj për person.

Teza e zyrtarëve të shëndetësisë është që këtë ilaç t’ia japin homoseksualëve, pasi kryerja e marrëdhënieve intime mes të njëjtit seks është edhe një nga faktorët kryesorë që ka çuar në përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar 4 mije njerëz infektohen me HIV.

MF/tvbulqiza.al