Te fundit

Bulqiza, qyteti pa treg shitje, prej 27 vitesh.

Tregu
Bashkia Bulqize, eshte nder te paktat, per te mos thene e vetmja bashki, qe I mungon tregu i lire i shitjes edhe pse ndertimi I tij, eshte premtuar ne çdo fushate elektorale, ndwr vite, nga kandidatet per kryebashkiake, por ne çdo rast ka mbetur nje premtim I pambajtur prej tyre. Mungesa nje ambjenti per tregun ne Bulqize ,ka bere qe tregtaret ambulante prej vitesh te shesin ne rruge, ne rastin me te mire, ne baraka llamarinash, kryesisht fruata perime, ushqime dhe veshmbathje. Madje ne baraka funksionojne edhe pijetore e deri thertore mishi. Bulqiza njihet si rrethi me i varfer gje qe i detyron banoret te blejne ne ate treg,pasi cmimet jane me te lira. Tregtaret shprehen se jemi detyruar te shesim ne rruge pasi nuk kemi nje ambjent te pershtateshem per tregtim,kjo ka bere qe edhe shitja te bjere si pasoje mosplotesimit te kushteve. Nderkohe konsumatoret shprehen se tregu eshte jashte cdo lloje standarti, ku as qe behet fjale per plotesim te kushteve higjenike, pasi ata jane skandaloze Kudo rreth tregut shikon papasterti, duke filluar qe nga mbeturinat e kazaneve dhe pluhuri e deri tek lakunia e qeneve te rruges.