Te fundit

Bulqiza solidarizohet me viktimat e përmbytjes në Maqedoni

543919_417181698393217_451374808_nBesimtarët mysliman të Bulqizës i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të ndihmuar banorët që u prekën nga përmbytjet në Maqedoni.

Ishte Myftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri, që në faljen e ditës së xhuma në xhaminë Ebu Hanife, ju kërkoi besimtarëve të Bulqizës që të ndihmonin me aq sa kishin mundësi.

Nga përmbytjet që prekën Shkupin para pak ditësh numrohen deri në 25 viktima dhe dëme të shumta materiale.

/tvbulqiza.al