Te fundit

Bulqizë, 1Qershori, festa e fëmijëve, përurohet kopshti i ri i qytetit.

Kpshti
1 Qershori, Festa e Fëmijëve, ka sjellë dhuratën më të mirë për fëmijët e Lagjes së Vjetër, të qytetit të Bulqizës, përurimin e një kopështi të ri, ndërtuar nga ana e bashkisë. Në këtë përurim morën pjesë fëmijë, edukatore, prindër etj, si dhe kryetari I bashkisë, Melaim Damzi. Fillimisht pjesmarrësit vizituan ambientet e brëndshme të kopshtit, ndërtuar me kushte e standarte bashkkohore. Më pas kryebahkiaku Damzi, konfirmoi se me vendim të këshillit bashkiak, këtij kopshti I jepet emri Eleni Kola, një figurë kjo mjaft e njohur dhe e respektuar nga breza të tërë fëmijësh të Bulqizës, e cila ka punuar si edukatore prej gati 4 dekadash.