Te fundit

Bulqize. Aksident ne rrugen e “Arberit” Vdes biznesmeni

Nje aksident I  rende me pasoje vdekjen e 53 vjecarit Murat Durici ndodhi mbremjen e se premtes se kaluar ne aksin rrugor Qafe e Buallit-Vajkal ne vendin e quajtur Vajkal 2.  Sipas policise lokale te Bulqizes behet me dije se 53 vjeçari Duriçi po ecte ne kembe pergjate ketij segmendi rrugor, ku dhe mendohet te jete godituar nga nje automjet tip Ford I cili drejtohej nga Mentor Ceku duke e e lene ne gjendje te rende ne ane te rruges. Burime nga policia bejne me dije se  I aksidentuari eshte gjetuar me shenja jete nga kalimtaret e rastit te cilet kane njoftuar menjehere policine. Fillimisht I aksidentuari eshte derguar per ne spitalin e Bulqizez, por plaget e renda qe kishte ne trup, detyruan mjeket ta dergojne drejt spitalit te traumes ne tirane. Edhe pse I aksidentuari u dergua ne tirane per nje mjekim me te specializuar, nuk mundi tju mbijetoje plageve te marra. Nderkohe burime nga polici bejne me dije se drejtuasi I automjetit I cili dyshohet si autor I ketji aksideti ishte larguar nga vendi I ngjarjes, ku me pas eshte bere I mundur arresimi I tij si dhe gjetja e automjetit me te cilin kishte shkaktuar aksidentin. Qytetaret te cilet banojne ne afersi te kesaj rruge tregojne se aksidentet ne kete zone kane qene te shpeshta jo vetem ne njerez por edhe ne bageti, kjo per vete faktin se drejtuesit e atumjeteve  ecin me shpejtesi te madhe duke mos marre parasysh se ky aks kalon ne qender te banuar. Qe prej ndetimit te saj, aksi rrugor Qafe e Buallit-Vajkal  ka qene burim aksidentesh te cilat kane cuar edhe ne humbje jete njerezish.