Te fundit

Bulqize, Avokati I Popullit, organizoi aktivitetin me teme; “Ndal shfrytezimit te punes se femijeve”.

Avokati i popullit

Ne kuadrin e “dites nderkombetare kunder punes se femijeve”, Institucioni i Avokatit te Popullit, ne bashkepunim me Zyren e UNICEF-it dhe OSBE-se, Shqiperi, organizuan veprimtarine “Ndal shfrytezimit ne pune te femijeve”.Kjo veprimtari kishte si qellim ndergjegjesimin e shoqerise dhe institucioneve shteterore ,nepermjet identifikimit ne menyre aktive te rasteve te shfrytezimit te femijeve per pune, si dhe trajtimit me prioritet te çdo rasti te raportuar te femijes se shfrytezuar dhe ndermarrjes se veprime konkrete, per largimin e femijes nga situata e shfrytezimit ekonomik.Institucioni i Avokatit te Popullit ne kete veprimtari promovuese prezantoi gjetjet dhe sfidat per permiresimin e punes se institucioneve shteterore pergjegjese, ne nivel qendror dhe vendor, per identifikimin, referimin, mbrojtjen e femijeve qe shfrytezohen per pune, ne Bashkine Bulqize.“Femijet, jane ata tek te cilet ndikojne jo vetem drejtepersedrejti, por edhe terthorazi, te gjitha pasojat e veprimeve te paligjshme apo te parregullta qe mund te kryejne organet e qeverisjes qendrore apo vendore ne veprimtarine e perditshme. Ndaj me teper investime kerkohen per ta, dhe jo vetem nga pikepamja materiale e financiare, por edhe ne kuptimin e ndjeshmerise dhe te shumefishimit te energjive kushtuar mbrojtjes me te mire e promovimit te mireqenies e zhvillimit te tyre”, tha ne fjalen e saj, Avokatja e Popullit, znj.Erinda Ballanca. Zv ministrja Klodilta Ferhati tha se puna e femijeve ne stogjet e kromit eshte e pa tolerueshme dhe e denueshme,dhe se parlamenti ka ngrituri komisine per te drejtat e njeriut dhe nenkomision te pushtett lokal, ku pushteti lokal ka nje rol mjaft te rendesishem per mbrojtjen dhe te drejtat e femijeve. Mr.Roberto De Benardi UNICEF tha ne fjalen e tij se kushtetuta ka nje nen te rendesishem per mbrojtjen e femijeve, I cili parashikon ndaljen e shfrytezimit te femijeve Puna qe kryejne femijet eshte nje nder shkeljet me te perhapura ne drejtim te mbrojtjes se tyre nga shfrytezimi ekonomik. Benard Borchardt ambasador i OSCE tha se jane rreth 200 femije qe shfrytezohen per pune ne sektorin energjetik, kryesisht te angazhuar ne minierat e zones se Bulqizes. Nderkohe prefekti i qarkut Diber Nexhbedin Shehu, tha se jane evidentuar femije qe mbledhin krom ne stogjet e kromit,dhe se nga ana e bashkise per familjet qe nxjerrin femijet ne pune eshte ofruar pune, por vete familjaret kane refuzuar. Avokatja e Popullit, tha se se nese prindet refozojne mirerritjen e femijeve dhe i kthejne femijet ne mirerrites te prinderve,duhet patjeter qe organet kopetente te nderhyjne per keto raste. Fakti i punes se femijeve ne stogjet e kromit eshte pranuar edhe nga kryebashkiaku Melahim Damzi, ku ne si bashki tha ai kemi bere kontrolle ne keto zona, per ndalimin e punes se femijeve, duke mundesuar mbeshtetjen e familjeve te tyre me primare. Nejla Peka komisionere per mbrojtjen e te drejtave te femijeve tha se fondet e mbrojtjes sociale te akorduara nga buxheti i shtetit nuk jane treguesit kryesor per keto lloj problematike sic eshte ajo e ndihmes ekonomike etj