Te fundit

Bulqizë/ Avokati I Popullit takim me banorët.

Avokati I Popyullit Igli Totozani, I shoqëruar nga komisionerët e institucionit të Avokatit të Popullit që ai drejton, është ngjitur në Bulqizë, për të marrë takim me banorët, për ankesat dhe kërkesat e tyre. Ndalesa e parë e tij ka qenë në Bashkinë Bulqizë, ku është pritur nga Zv.kryetari I bashkisë, Adhurim Lika. Më pas ai ka vijuar takimet me banorët në një nga mjediset e Pallatit të Kulturës, ku ka ndëgjuar një pjesë të ankesave të banorëve, që kryesisht kishin të bënin me papunësinë.Ndërkohë që komisionerët kanë vijuar punën për mbledhjen e ankesave, Totozani, ka vijuar me një vizitë në Minierën e Kromit, ku është pritur nga drejtori I Minierës, Edmond Xhafa. Pasi ka marrë një informacion të përgjithshëm për mbarëvajtjen e punës në këtë minierë më e madhja në vendin tonë dhe më gjërë, ai ka vizituar nivele të punës së kësaj miniere. Në përfundim të vizitës, gazetari ynë I mori një intervistë të shkurtër Avokatit, Totozani, i cili edhe pse ishte I pari në historinë e deritanishme të Avokatit të Popullit që zbret në Bulqizë, kërkon ndjesë që duhet të kishte ardhur më parë, pasi Bulqiza dhe bulqizakët e meritojnë një gjë të tillë.