Te fundit

Bulqize.Banoret e Fushe Bulqizes bllokojne mbledhjen e keshillit Bashkiak per te treten here.

Keshilli

Mbledhja e keshillit bashkiak Bulqize  per miratimin e  heqjes  nga fondi pyjor per ta trajtuar si truall per ndertimin e dy Hece-ve  eshte bllokuar per te treten here nga banoret e zones se Fushe Bulqizes. Banoret fillimisht kane protestuar para keshillit Bashkiak ku nuk u lejuan nga policia bashkiake dhe ajo e rendit per te marre pjese ne keshill.Pas shume debatesh banoret u lejuan per te marre pjese ne mbledhjen e keshillit ku dhe   kundershtuan me force piken e rendit te dites ku kishte te bente me heqjen  e siperfaqes pyjore te kesaj zone nga fondi pyjor i Bashkise Bulqize, per ti hapur rruge projekteve per HECE-e gje kjo qe çoi ne deshtimin per te treten  here te mbledhjes se  keshillit Bashkiak ku do te shqyrtohej kjo çeshtje Roland Dedja perfaqesues i pyjeve prane Bashkise Bulqize beri me dije se ky eshte nje vendim qe ministria e mjedisit kerkon qe kjo ceshtje te diskutohet ne mbledhjen e keshillit dhe te hidhet per miratim ose jo. Sipas banoreve te cilet tashme jane te vendosur per te mbrojtur pyjet dhe ujin,  shprehen se ndertimi i dy HECE-ve nuk ka  marre dakortesine e banoreve ,dhe se ndertimi i HECE-ve i len ata pa uje te pijshem. Eshte nje turp per ata qe kane vendosur te shkaterrojne pyjet dhe ujin shprehen ata .Banoret te revoltuar i kane kerkuar  keshillilltareve  qe te mos miratojne dhenjen e fondit pyjor dhe kullosor per ndertimin e HECE-ve. Po behen miratime ne menyre pirate shpreht nje nga banoret. Keshilltari i PS Myfit Duriçi ai i LSI Veap Halili dhe  ai i djathte Mentor Lala premtuan qe kjo pike nuk do te votohet  dhe se do te jene ne mbeshtetje te banoreve. Edhe pse mbledja nuk u zhvillua pasi mbledhja nuk kishte korumin e mjaftueshem Kryetari i keshillit Gazmend Kenga tha qe kjo eshte hera e trete qe deshton mbledhja,por nuk eshte keshilli qe merr vendime ekzekutive,por deri tani keshilli ka qene pro banoreve,dhe kjo pike do te shqyrtohet vetem atehere kur te jene prezent te gjitha palet e interesave dhe marrja e mendimit te banoreve.