Te fundit

BULQIZË, BANORËT TË RREZIKUAR KUR HYJNË NË BANESA

Pallati

  Banorët e një pallati në lagjen “Minatori” të Bulqizës, po rrezikojnë çdo ditë jetën teksa hyjnë në banesat e tyre. Ky objekt i ngjitur në pallat, sipas banorëve, dikur ka shërbyer për hedhjen e mbeturinave nga kati i fundit në katin e parë. Por siç shihet edhe nga pamjet ai është i shkëputur pothuajse komplet nga ndërtesa e pallatit, duke rrezikuar shembjen. Izet Veliaj, është banorë i këtij pallati prej dekadash, ndërsa thotë se objekti tip oxhak në hyrje të pallatit po ju rrezikon jetën. Ai shprehet se problemin e ka ngritur edhe në Bashkinë e Bulqizës, por deri tani kjo e fundit nuk ka marrë asnjë masë. Izet Veliaj kërkon ndërhyjen e bashkisë pasi në të kundërt do ta shembin vetë.Jo vetëm banorët e pallatit që hyjnë e dallin aty çdo ditë, por të rrezikuar janë edhe fëmijët që luajnë afër, për shkak të mungesës së ambjenteve për ta.