Te fundit

Bulqize. Bashkebisedim mbi efektet e rentes minerare

SEMINARI

Diten e marte ne ambjentet e hotel Bulqiza, Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim, si pjesë e shoqërisë civile në procesin e EITI-t ka zhvilluar nje bashkebisedim me aktoret perfitues te rentes minerare te bashkise Bulqize.Ne kete takim moren pjese nenkryetari i bashkise Z Shpetim Rama,perfaqesues te tatim taksave te bashkise,perfaqesues te shoqerise civile te medias etj. Anila Hajnaj Drejtore ekzekutive e Qendres Shqiptare per Zhvillim dhe Integrim dhe Anetare e Grupit Nderinstitucional te EITI-t njohu te pranishmit me Monitorimin qytetar te alokimit dhe perdorimit te rentes minerare gjate dy viteve te fundit ne 5 Njesi te qeverisjes vendore, per përdorimin e plotë 5% te rentës minerare në dobi të komunitetit dhe transparenca e plote e përdorimit të saj për publikun,ku nga ky monitorim del se Bashkia Bulqize i ka kryer me shume rregull procedurat duke rakorduar korrekt me institucionet tatimore e doganore per vjeljen ne kohe te kesaj rente. Ne bashkebisedim u ngriten probleme qe ne te ardhmen kerkojne nje angazhim me te madh te strukturave te bashkise ne plotesimin ne kohe te kerkesave qe kerkon ligji per perfitimin e rentes minerare ku Bulqiza ka nje kontribut afersisht 15% te rentes ne total ne rang kombetar.Ne fund te takimit Anila Hajnaj Drejtore ekzekutive e Qendres Shqiptare per Zhvillim dha nje prononcim per televizionin tone.