Te fundit

Bulqize, bashkia bashkepunim me shoqatat per hartim projektesh, te financuara nga BE.

shoqatat

Bashkia Bulqize, ka organizuar nje takim me shoqatat jofitimprurese, ku ka kerkuar bashkepunimin me ta, per hartimin e projekteve ne dobi te komunitetit, te cilat financohen nga BE-ja. Takimi u zhvillua ne nje nga sallat e Pallatit te Kultures, dhe u drejtua nga drejtoresha e kultures, arsimit dhe sportit, te bashkise, Teuta Cami, e cila ne fjalen e saj te hapjes, e vuri theksin tek rendesia e bashkepunimit te bashkise me shoqatat civile vendore, per hartimin e projekteve te zhvillimit ne dobi te komunitetit, te cilat vetem ne kete menyre financohen nga ana e BE-se. Ky project, vijoi me tej zonjusha Cami, shtrohet per here te pare per zbatim, ndaj dhe duhet vleresuar maksimalisht.
Te pranishmit ne kete takim, shprehen gatishmerine per bashkepunim me bashkine, ku dhe kerkuan prej saj ndihme ne plotesimin e kushteve per vijueshmeri normale te punes se tyre, duke ju vene ne dispozicion nje zyre pune te perbashket.
Per nje informacion me te hollsishem, ne lidhje me kete takim, intervistuam koordinatorin e projekteve te BE-se, prane bashkise, Edison Balla.