Te fundit

Bulqize, bashkia promovon projektin per “Parandalimin dhe adresimin e rasteve te dhunes ndaj grave e vajzave

Takimi ne bashki.
Bashkia Bulqize, duke marre shkas edhe nga ngjarjet e fundit te transmetuara ne media, per dhunen ne familje ndaj grave, ne Korçe dhe Fier,ne bashkepunim me Programin e Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (PNUD) dhe Agjensite e OKB-se ne Shqiperi, me mbesjtetjen financiare te qeverise Suedeze po zbaton projektin me titull: “Parandalimi dhe adresimi I rasteve te dhunes ndaj grave e vajzave, si dhe dhunes ne familje”. Per kete qellim ne zyren e kryetarit te bashkise, u zhvillua nje takim ku moren pjese drejtues te institucineve si komisariati I policise, Zyra e punesimit, Drejtoria e Shendetit Publik, Zyra Arsimore etj. Takimin e hapi N/kryeytari I bashkise, Adhurim Lika, I cili beri present qellimin kryesor te ketij projekti per te mbeshtetur Zyren e Barazise Gjinore dhe Dhunes ne Familje nepermjet koordinimit dhe bashkepunimit me te gjitha institucionet pergjegjese vendore qe ngarkon ligji per kete problem.
Mori pjese ne kete takim edhe ekspertja e barazise gjinore prane PNUD-it, Monika Kocaqi, e cila falenderoi bashkine Bulqize, pasi eshte nder te parat qe po zbaton kete projekt.
Te gjithe pjesmarresit ne kete takim dhane mendime per mirfunksionimin dhe koordinimin e punes me te gjitha institucionet pergjegjese vendore qe ngarkon ligji, duke mundesuar keshtu rritjen e efektivitetit dhe bashkveprimit, si dhe ngritjen dhe funksionimin e mekanizmit te referimit dhe trajtimit te rasteve te dhunes ne marrdheniet familiare me qellimin e perbashket per te mbrojtur familjen nga dhuna per te ardhmen e shndoshe te saj.
Ne fund me mikrofonin e TVBulqizes intervistuam Shefin e komisariatit te Bulqizes, Ilir Proda dhe N/kryetarin e bashkise Adhurim Lika.