Te fundit

Bulqize.Demtimi i ures rrezikon banoret

 Ura

 

Prej vitesh ne vendin e quajtur Tre Çesmat-Zerqan ura e cila lidh rrugen qe  sherben per pese  fshatrat e njesise administrative Zerqan te bashkise Bulqize po shkon drejt shkaterrimit te saj.Ura e tre çeshmave mbi zallin e Bulqizes prej vitesh eshte ne gjendje te shkaterruar.Kjo ure tashme ka merre formen e nje harku dhe plasaritjen te cilet perbejne nje rrezik te madh per banoret te cilet kalojne cdo dite mbi kete ure,por edhe per automjetet te cilat po amortizohen cdo dite e me shume nga amortizimi i kesaj ure.

Per me teper sa here qe kalojne atutomjete e tonazhit te rende kjo ure peson dridhje çka tregon se bazamenti i kesaj ure mezi mban.Por sa here qe bie shi dhe fryhet zalli nga prurjet e ujit kembet e kesaj ure vazhdojne te gerryhen duke rrezikuar ndjeshem shembjen e saj.Nje tjeter rrezik i madh eshte edhe per femijet e fshtarave te njesise administrative Zerqan te cilet kane zgjedhur te lahen  ne Zallin e Bulqize pikerisht poshte kesaj ure si vend me i pershtateshme per ta Per banoret e kesaj zone tashme kjo ure quhet ura e vdekies,shprehen se kjo ure eshte nje rrezik i madh per banoret e ketyre fshatrave pasi cdo dite sa vjen dhe po demtohet. Vetem dy vite me pare ne kete ure humben jeten dy te rinj si pasoje e nje aksidenti automobilistik,si pasoje e mungeses se sinjalistikes dhe mbajtese anesore te ures.