Te fundit

Bulqize/ Dita e Veres, pa atmosfere festive.

Dita e veres

Festa pagane e dites se veres, pas ’90, si kudo edhe ne Bulqize, tashme eshte rikthyer ne feste tradicioanle per te gjithe, pasi ka te beje me ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranveres. Keshtu ne rrethin e Bulqizes prej gati nje jave banoret kane kryer ritet e vecanta familiare te kesaj feste, ku me active jane treguar femijet te cilet sipas tradites kane vazhduar te ndezin zjarre dhe te marrin uje te ri.

Banoret shprehen se kjo eshte nje feste e trasheguar prej vitesh ,dhe se ka te beje me ndryshimin e nderrimit te stineve. Nderkohe dita e veres thone ata ka te beje edhe me nje rit te vecante ku nenat dhe grate fshehin per tre dite rresh sendet sic jane gjylpera, shtizat, perin etj

Edhe pse dite feste, ne Bulqize, munguan organizimet festive nga ana e institucioneve, duke e kthyer keshtu kete dite, vetem ne dite pushimi. Per shkak te motit jo shume favorizues, munguan edhe shetitjet familiare ne natyre, se bashku me femijet dhe miqte. Gjithsesi banoret shfrytezuan mikrofonin e TVBulqizes per te dhene urimet e tyre ne kuader te kesaj feste mjat popullore.